Aktori dhe shkrimtari i njohur Çun Lajçi, ka reaguar pas përkujtimit që kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ia bëri në përvjetorin e vrasjes së tij, politikanit serb Oliver Ivanoviq.
Lajçi ia ka sjellur në mendje Kurtit, se si e kishte sharë më së shumti ish-presidentin Hashim Thaçi, për përkuljen e tij para lapidarit të serbëve, përcjell Bota sot.
“I ka humbë boça thanë, mos shihni kusur!”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.
Reagimi i tij i plotë:
I ka humbë boça e kandarit këtij kopilanit!
Çohem heret e shkruej për vetën - (ndoshta edhe për juve),- me shpresë se kam me ndëgjua diçka t'mirë. Se kam me pa diçka t'mirë. Se kam me mësua diçka që s'e kam ditë, përkundër moshës e kullotjeve t'mia nëpër mendet e hueja!
E thehet tehu i shpresës! Këputet vargu!
- Çka me shkrua? Kujt me i shkrua? Kush me t'i k'nua? Secili ma lakën se tjetri! A qirohet lakna???
- Ai ishte i mirë, (thotë ai që s'duhet me thanë), për njeriun që e kanë njoftë të gjithë ma mirë se ai!
Dhe fillojnë krra-krratë e shamjeve, hala pa e vu shkronjen e parë, e me thyhen degët e shpresës për nji ditë t'mirë, për nji lajm t'mirë! Për nji Kosovë t'bardhë! E krrokas edhe unë me sorrat tjera!
Kështu ishte edhe me përkuljen e njenit para nji pllake graniti me do emna që kishin vra e masakrua shqiptarë, e atëbotë krrokatem edhe ne me shamje, madje ma shumë se ne, shau ky i sodit që e lavdëron Oliverin pa bishtin e kandarit! I ka humbë boça thanë, mos shihni kusur!
Politikë asht! Ti s'i merr vesh ndërskamcat! Rri e përbihu artist! Shkruej a mos shkruej krejt njisoj!
N'markete veç kanë fillua me i shtrejtua prodhimet vendore! S'kanë faj, se populli po e bojkoton mallin e Serbisë, e "patriotët" po e shfrytëzojnë dashamirësinë e popullit e po i shtrejtojnë prodhimet vendore!
Knonte qyqja hollë e hollë
N’zor me ty mori Kosovë!