Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur në vendin ku ulet Kryeministri Albin Kurti një pankartë, ku shihet ai me ambasadorin e Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Në pankartë shkruhet “Unë i besoj Martin B€ri$hajt”.
Kjo për të kritikuar mos reagimin e Kurtit për ketë rast.
Kujtojmë se, seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me përplasje mes deputetit të PDK-së Ferat Shala dhe Saranda Bogujevcit, e cila po e kryesonte seancën plenare.