Dimal Basha, deputet i LVV-së, ka folur rreth çështjes së projektligjit për lejimin e tërheqjes së kursimeve pensionale nga Trusti, që po vazhdon të diskutohet ende në Kosovë.
Sipas tij, një qasje e tillë është e gabuar, pasi sjell kolapsim të sistetmit të kursimeve pensionale.
Ai ka numëruar sukseset e Qeverisë Kurti.
“Kjo qeveri ka bo politika të mjaftueshme, po duhet me i përsërit për shkak se po harrohen edhe s’po thuhen qëllimisht nga opozita. Pensionerët e kanë pasë pensionin 90 euro, është bë 100 euro. Rritje për 11%. A është shumë? Jo, megjithatë është rritë për 11%. Për më tepër, tri herë kanë marrë nga 100 euro. Fëmijët, 300 mijë fëmijë, sot në Kosovë marrin një shtesë që diku janë 40 milionë euro që shpërndahen te familjet në vit.” – tha ai në Kuvend.