Opinionisti Lirim Gashi, ka reaguar ashpër pas kritikave ndaj kryeministrit Albin Kurti, i cili ka përkujtuar politikanin serb Oliver Ivanoviq, në përvjetorin e vrasjes.
Gashi ka thënë se Kurti e ka përkujtuar Ivanoviqin, për t’i treguar ndërkombëtarëve se kush e ka vrarë dhe për ta përçarë skenën politike serbe, përcjell Bota sot.
Ai ka theksuar se ata që e “nxjerrin kartën e patriotizmit nga xhepat e pluhurosur”, meritojnë “brina të lopës në kokë”.
Reagimi i plotë i Gashit në Facebook:
Ky moderatori i TV Dugagjinit më befason vazhdimisht me nivelin e tij nëntokësor të minierës së Trepçës, ndaj e imagjinoj me një helmetë të minatorit në kokë dhe më pluhur të qymyrit në fytyrë.
Pastaj ia ngjes veshët e lapoçavt të Boratit, sytë e qatallavt të Leonardit, buzët e p… të Batonit dhe hundën e Gargamelit.
Rezultati del m**sihone e katërfisht.
Imagjinojeni emisionin e quan Oliveri thua se Albini e ka përkujtu prej dashnisë.
Edhe ma keq:
Thu që do me kërsit lufta e tretë botërore në çdo çast pse e ka nervozu Albini Vuçën e tyre të dashur të cilin e duan ma shumë se baba Fahri.
Allahi mos um shtift n'gjynah po këto babushkat tona ruse krejt i kisha detyru në aher të lopës me jetu dhe ju kisha qit sanë kashtë dhe krune deri sa t' kishin kop si lopë.
Albini e ka përkujtu o gjytyryma për m'ia përkujtu idiotave ndërkombëtarë se kush e ka vra dhe për më përça edhe ma shumë skenën politike serbe.
Të gjithë ju që e nxirrni kartën e patriotizmit nga xhepat e pluhurosur, meritoni brina të lopës në kokë.