Deputeti i VV’së, Dimal Basha është shprehur kundër tërheqjes së mjeteve nga Trusti.
Ai mendon se me tërheqjen e 30 për qindëshit, nuk përfitojnë shtresat nevojtare.
Ndër të tjera, sipas Bashës, partitë opozitare janë bërë bashkë dhe Trustin e kanë bërë kauzë për vota.
“Pensionistët e punëtorët e krahur s’kanë trust. Kush përfiton, ata që kanë pare. Nuk shkatërrohet Trusti për këtë shtresë që megjithatë kanë paga të rregullta. Shtresa që ka nevojë më së shumti, dhe asaj kohe kur ka qenë kriza më e madhe, LDK që sot kërkon me i ndihmu, i ka ndihmu supermarketet”, tha ai ndër të tjera.
Seanca e Kuvendit pritet të fillojë sërish në ora 15:30.