Rugova e Pejës gjatë ditës së sotme është mbuluar nga bora. Në Bogë, janë krijuar kushtet për skijim.
Komplekset alpike private atje, janë gati për vizitorët që kanë filluar prenotimet.
Bashkë me borën kanë ardhur edhe frekuentuesit dhe skiatorët nga shumë anë të Kosovës. Ajo që ka ikur sot, është energjia elektrike.
Profesori veteran i Eduaktës Fizike Ylber Rudi – udhëheqës i Shtëpisë Alpike ‘Rudi’ në Bogë të Rugovës, në një deklarim thotë se sipërmarësit atje po përballen me kushte të rënda për të ofruar shërbime për klient, mirëpo po ja dalin fal vet ndërmarrësisë.