Deputetja e PDK’së, Blerta Deliu, ka reaguar pas dështimit për votim në Kuvend të projektligjit për Trustin.
Deliu tha se fakti që sot dështoi së votuari ky ligj, pasi deputetët e pushtetit votuan kundër, dëshmon se Kurti është kundër popullit të tij.
Kësaj ia shtoi edhe faktin se ky i fundit “e shpalli hero” Ivanoviqin.
“Një kryeministër si Albin Kurti që e shpall hero një kriminel lufte si Oliver Ivanoviqi, është kundër popullit të tij. Këtë e dëshmoi edhe me ligjin për Trustin”, shkroi deputetja në Facebook.
Në Kuvendin e Kosovës nuk ka kaluar projektligji për tërheqjen e 30% të mjeteve nga Trusti.
Gjithsej 97 deputetë kanë votuar për këtë projektligj, ku 42 nga ta votuan për, ndërsa 55 deputetët e pushtetit kanë votuar kundër.