Projektligji për Trustin nuk arriti që të kalojë as për të dytën herë në Kuvendin e Kosovës.
Kundër këtij projektligji ishin deputetët e Vetëvendosjes.
Si shkak i kësaj ka reaguar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi.
Ajo, ka thënë se partia në pushtet i braktisi edhe sot qytetarët.
“Partia në pushtet i braktisi qytetarët në momentet më të vështira të tyre”, ka shkruar ajo