Refuzimi i Trustit, Abelard Tahiri thotë se e shkëputi Albin Kurti me deputetët e tij

Aktuale

Refuzimi i Trustit, Abelard Tahiri thotë se e shkëputi Albin Kurti me deputetët e tij

Më: 19 janar 2023 Në ora: 18:47
Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri

Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pasi nuk kaloj propozimi për tërheqjen e trustit.

Tahiri ka hedhur fajin krejtësisht Lëvizja Vetëvendosje, konkretisht tek Albin Kurti, duke thënë se “në mes gjendjes së rënduar sociale të popullit dhe pushtetarit Albin Kurti, nuk ekziston më asnjë lidhje mirëkuptimi e konsiderate”.

Postimi i plotë:

Kërkesën e qytetarëve për tërheqjen e parave nga TRUSTI, e morëm për obligim dhe e sollëm në Kuvend. Atë e ktheu mbrapsht për të dytën herë me radhë, Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti. Në mes gjendjes së rënduar sociale të popullit dhe pushtetarit Albin Kurti, nuk ekziston më asnjë lidhje mirëkuptimi e konsiderate. Atë e shkëputën përfundimisht me votë, deputetët e Albin Kurtit nga Lëvizja Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat