Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është në gjendje gatishmërie. Përmes një njoftimi bëjnë të ditur se janë të gatshëm të reagojnë në çdo kohë pas reshjeve atmosferike të cilat shkaktuan vërshime në pjesë të ndryshme të vendit.
“Të gjitha ekipet emergjente janë në gjendje gatishmërie dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me drejtoritë shëndetësore komunale dhe spitalet rajonale. Ministria e Shëndetësisë lut qytetarët që të kenë kujdes të shtuar, të kenë kujdes me lëvizjet e tyre dhe të shmangin veçanërisht kalimet rrugore me prezencë të ujit”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Shëndetësisë.