Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, ka reaguar pas mos kalimit të Trustit në seancën e sotme të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Musliu-Shoshi, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se Trustit i thanë “JO” ata që shumica e qytetarëve i votuan.
“JO i thane TRUSTIT ata qe shume nga ju i besuat e i votuat. KREJT dhe DREJT Ne ditet e veshtira ju lane vet!” shkroi Musliu-Shoshi.
Projektligji për trustin ka dështuar të marrë votat për miratim.
Nga 101 deputetë që ishin në sallë, 42 votuan pro, 55 kundër dhe një ka abstenuar.
Shumica e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që ishin në sallë, votuan kundër këtij Projektligji, ndërsa tri partitë opozitare votuan pro.