Deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka reaguar pas dështimit të votimit të Projektligjit për Trustin në Kuvendin e Kosovës.
Postimi i plotë:
"Dy herë doli në Kuvend dhe nuk e votuan Trustin. Këta nuk kanë asnjë dhembshuri për qytetarin e Kosovës. Këta janë inatçorë. Këta janë veç për xhepin e vet. Këta erdhën në emër të qytetarit dhe sot janë kundër qytetarit. Këta janë mirë, prandaj nuk ia ndinë për qytetarët.
Pushteti dhe paraja tregoi se këta janë populistë, fytyrën e vërtetë të të cilëve tashmë po e sheh çdo qytetar i Kosovës. Turp për Trust!", shkruan ajo.