“Vërtetë mendoni se kryeministri Albin Kurti nuk e di se kush është Ivanoviqi”?

Aktuale

“Vërtetë mendoni se kryeministri Albin Kurti nuk e di se kush është Ivanoviqi”?

Nga: N. Sh. Më: 19 janar 2023 Në ora: 20:04
Albin Kurti dhe Oliver Ivanoviq

Profesori dhe analisti politik Sulejman Mehazi, ka reaguar pas akuzave në drejtim të kryeministrit Albin Kurti që po bëhen nga opozita në Kosovë.

E krejt kjo për shkak se Kurti përkujtoi Oliver Ivanoviqin në ditën e vrasjes së tij, ku goditi Serbinë për këtë vrasje.

Mehazi përmes një postimi në Facebook, pyet se “vërtetë mendoni se kryeministri Albin Kurti nuk e di se kush është Ivanoviqi”?

Ai godet opozitën në Kosovë, ku thotë se, për të kuptuar fjalorin poltiikë të Kurtit, duhet të kenë mendë dhe strategjo politike.

Postimi i plotë:

Vërtetë mendoni se kryeministri Albin Kurti nuk e di se kush është Ivanoviqi

Ju të intelegjencës e politikës së ulët, a me të vërtetë mendoni se kryeministri Albin Kurti nuk e di se kush është Ivanoviqi?, opozitarët për të kuptuar fjalorin politikë të Kurtit duhet jo vetëm të kenë mendtë, por edhe strategji politike se ç'është qëllimi i deklaratës së Kurtit me rastin e vrasjes së Ivanoviqit në mes të serbëve të veriut pa kokë shqiptari në vendin e atentatit të Ivanoviqit, po cilët e vranë Xhinxhiqin?, mos erdhën shqiptarët nga Kosova për ta vrarë?, cilët e vranë kriminelin më të madh serb, Arkanin?, dihet se serbët e vranë njësoj sikurse Ivanoviqin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat