Për shkak të gjendjes së krijuar si pasojë e vërshimeve pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë janë në terren duke u ofruar gjithë ndihmën e nevojshme autoriteteve civile dhe qytetarëve në Skënderaj, Mitrovicë e Istog.
Kështu ka njoftuar ministri i Mbrotjes, Armend Mehaj, përmes një shkrimi në Facebook.
Ai tha se situata është e menaxhueshme.
“Jemi në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me kryetarët e komunave në gatishmëri për tē vepruar në çdo kohë. Situata është e menaxhueshme dhe urojmë që të ketë sa më pak dëme”.