Profesori universitar, Fadil Maloku, ka reaguar pas moskalimit trustit në Kuvendin e Kosovës.
Ai përmes një shkrimi të publikuar në Facebook, thotë se, në mentalitetin tonë, fyerja dhe denigrimi publik i kundërshtarit bëhen kontraproduktive.
Sipas tij një gjë e tillë është parë haptas në parlamentin e sotëm, midis deputetëve qeveritarë dhe atyre të opozitës.
Maloku duke komentuar mosvotimin e trustit shkruan se “betejën” s’e fitoi Vetëvendosja, por ishte opozita ajo që humbi rastin për të rritur përkrahjen e publikut.
Shkrimi i plotë:
Kush fitoj e kush humbi me trustin?
(Ja një ad hoc analizë, për dukurinë e gjykimit dhe mendimit uniformues në Parlamentin e Kosoves)
1. Në kulturën dhe mentalitetin tonë, ende edhe si fah po edhe si mënyrë e sjelljes personale, fyerja, po edhe denigrimi publik i kundërshtarit (në kohën, kur ti ke një interes vital për vetën, për partinë dhe komunitetin përfaqësues) bëhen kontraproduktive!
2. Qasje, kjo që u pa haptas edhe në debatet publike, midis deputetëve qeveritar dhe atyre opozitar që u zhvillua sot në aulën e Parlamentit të Kosoves! Në vendet demokratike, qasja e tillë nuk krijon as inate, as anonimizitete, e as stereotipizime ndaj kundërshtarit ideologjik, po as ndaj atyre klanor. Kjo ndodh vetëm në Parlamentet e tranzicionit...
3. Me mosvotim të parave të trustit, nuk e fitoj "betejen" Vetëvendosja, por, opozita e humbi rastin për ta rritur përkrahjen e publikut, ende të paemancipuar sa duhet për t'i kuptuar trillet e politikës postmoderne. Kjo situatë e "turmës" "inerte" dhe deputetëve (që e preferojnë shumë më shumë mendimin uniformues, se sa ate të lirë) injorant, do vazhdoj edhe për një kohë. Kam përshtypje, që përmbyllja me një Marrëveshje historike me Serbinë do e ndihmoj "shkurorëzimin" tonë nga qasja e tillë ndaj rivalëve politike, po edhe ndaj kundërshtarëve ideologjik...