Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Muhamet Hamiti, ka reaguar pas mos kalimit në kuvend të projektligjit për trustin.
Hamiti përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se “Pushteti që i përbuz qytetarët e vendit të vet, siç po bën ky yni në Kosovë, duhet ta marrë përgjigjen e votuesve në zgjedhjet nacionale të radhës”.
Sipas tij, kurdo që të ndodhin zgjedhjet do ta kenë përgjigjen.
Hamiti ka shtuar se “përbuzja nuk kalon”.
Postimi i plotë:
Pushteti që i përbuz qytetarët e vendit të vet, siç po bën ky yni në Kosovë, duhet ta marrë përgjigjen e votuesve në zgjedhjet nacionale të radhës. Kurdo që të ndodhin.
Përbuzja nuk kalon!