​Raportimet për atentat, Haradinaj: Gabim plasimi informatave të tilla në publik

Aktuale

​Raportimet për atentat, Haradinaj: Gabim plasimi informatave të tilla në publik

Më: 19 janar 2023 Në ora: 21:48
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se është gabim nxjerrja në publik i informatave për mundësinë e atentateve ndaj politikanëve të partive opozitare në Kosovë.

Haradinaj, tha se edhe ai dhe pjesëtarë të partisë së tij, më herët janë kërcënuar me jetë, por nuk i kanë bërë publike, sipas tij me këto çështje duhet të merren organet e rendit.

Por, ai ka theksuar se çdo informacion duhet të trajtohet me seriozitet nga organet e drejtësisë në Kosovë.

“Sa më përket mua dhe AAK-së, e kam princip që të mos I diskutoj në publik, natyrat e këtilla, mundem të them se në periudha të caktuara, ju kemi ekspozu kërcënimeve të caktuara. Dikur janë bërë publike nga organet e rendit”, ka thënë ai.

“Për mua është gabim, nxjerrja në publik, në fazë të hershme nëse ka informacione të tilla, sepse dëmtohen hetimet I krimit, krijohet ndjenjë jo e mirë, kur kemi problem të tjera. Po përsëritet situatat kur një temë e ka mbulu tjetër”, ka vijuar Haradinaj.

Haradinaj i bëri këto komente i bëri pas raportimeve se politikanëve të partive opozitare u është planifikuar atentat.

Ndër ta ishte, Lumir Abdixhiku, Memli Krasniqi dhe disa deputetëve të tjerë nga LDK dhe PDK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat