Avokati Arianit Koci përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur situatën në kafenen afër Pallatit të Drejtësisë.
Ai tregon që “tullug ishtë bërë prej tymit” dhe se puna e cila fillon prej ores 08:00 tashmë nuk kishte filluar në atë kohë, përcjell “Bota sot”.
“Me këto sjellje, humbet edhe ai pak besim i qytetarëve, që ka mbetur në sistemin e drejtësisë”, shton ndër të tjera avokati.
Postimi i plotë
Marrja e Zotit!
Gjyqtarë e prokurorë me cigare të ndezura në kafene afër Pallatit të Drejtësisë.
Tullug ishtë bërë prej tymit.
Për më tepër, orari i punës fillon në orën 08.00, e vendi plot me zyrtarë.
Si nuk e kuptojnë të lartëcekurit që në raport me publikun kanë përgjegjësi shtesë?
Me këto sjellje, humbet edhe ai pak besim i qytetarëve, që ka mbetur në sistemin e drejtësisë.
Nëse iu është besuar nga shoqëria që të vendosin për gjënë më të shtrenjtë për individin - lirinë, atëherë është e pakuptueshme shkelja publike e ligjit prej të njejtëve.
Turp për besë!
P.s
Për korrektësi, vetëm një gjyqtar dhe një prokuror nuk i kishin të ndezura cigarët.