“A nuk po i hedh benzinë zjarrit në raport me Serbinë”?, Kurti i përgjigjet televizionit zviceran

Aktuale

“A nuk po i hedh benzinë zjarrit në raport me Serbinë”?, Kurti i përgjigjet televizionit zviceran

Më: 20 janar 2023 Në ora: 11:47
Albin Kurti

Anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO nuk ka të bëjë asgjë me Serbinë, i tha Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, televizioni shtetëror zviceran “SRF”.

Pengesa e Kosovës janë vetëm pesë shtetet mosnjohëse të BE’së, supozon Kurti. “Por, ne nuk do të dorëzohemi”, tha ai.

Pyetur nga televizioni zviceran se “a nuk po i hedh benzinë zjarrit” në raport me Serbinë, Kurti tha se po mbron “integritetin, sovranitetin dhe demokracinë”.

“Jemi shtet i ri, por popull i vjetër”, tha ai.

“Nuk e japim funksionalitetin e shtetit dhe integritetin territorial, integritetin e kufijve tonë”, u shpreh Kurti, teksa konstatoi se “Serbia nuk është vend demokratik”.

Kryeministri u shpreh se “nuk besoj se mund të bëjmë kompromis me pavarësinë dhe lirinë”, derisa vazhdoi të vlerësojë se Serbia duhet të distancohet nga regjimi i Slobodan Milosheviqit.

“Dhe, qeveria serbe duhet të distancohet nga regjimi i Putinit, me të cilin punon ngushtë”.

Ka rrezik që Seria “të bëjë diçka”, tha Kurti, duke folur për grupet mercenare Wagner, për të cilat beson se janë vërejtur kohëve të fundit në Serbi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat