Anëtari i kryesisë së LDK-së, ka reaguar në lidhje me planifikimin e antentateve ndaj kryetarit dhe deputetëve të kësaj partie, duke i falënderuar qytetarët dhe anëtarësinë për përkrahjen e qetësinë e treguar.
Shala tha se Lidhja Demokratike e Kosovës i bën thirrje organeve kompetente që në përputhshmëri me seriozitetin e situatës, në të cilën sipas tij, janë cak potencial katër përfaqësues të qytetarëve, të zhvillojnë hetime të pavarura dhe të ruajnë profesionalizimin.
“Po ashtu LDK-ja falënderon partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen e dhënë lidhur me këtë rast”, tha Shala.
Kujtojmë se sipas LDK-së, kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, bashkë me deputetët Avdullah Hoti, Armend Zemaj e Arben Gashi.
Rasti është lajmëruar në polici, të cilët e kanë konfirmuar se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme në lidhje me rastin.