Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka publikuar fotografi nga veriu i Kosovës.
“Jemi në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok, përkatësisht në fshatin Zubq ku dje ka pasur shembje të dheut, e që sot menjëherë është pastruar. Kompania përgjegjëse e kontraktuar nga MMPHI, ka dalur në terren me ç’rast janë janë marrë të gjitha masat për zhbllokimin e këtij aksi rrugor, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve.
Lusim qytetarët për kujdes më të shtuar në orët e ditët në vijim, të shmangin kalimet në rrugët me prezencë uji, e të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor”, ka shkruar ai.