Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i ka kërkuar presidentes së vendit, Vjosa Osmani, që të reagojë në lidhje me vërshimet që kanë prekur shumë qytetet të Kosovës.
Çitaku përmendi banorët e Skenderajt, Mitrovicës, Klinës e Istogut, ku tha se dëmet për familjet e zonave të prekura duke të jenë shumë të mëdha.
“Fole ndonjë fjalë Presidente. Qytetarë të Republikës sonë janë edhe ata. Shpresoj që institucionet të mobilizohen dhe banorët e zonave të prekura nga vërrshimet të ndihmohen financiarisht”, tha Çitaku.
Kujtojmë se si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, shumë qytete janë vërshuar nga uji duke shkaktuar dëme të mëdha nëpër shtëpi banimi e qendra të qyteteve.
Ndërsa, sipas IHMK-së, reshjet e shiut pritet të vazhdojnë deri më 25 janar.