Bulliqi pas vërshimeve në Podujevë: Niveli i ujit ka rënë, situata është e menaxhueshme

Aktuale

Bulliqi pas vërshimeve në Podujevë: Niveli i ujit ka rënë, situata është e menaxhueshme

Më: 20 janar 2023 Në ora: 17:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se situata me reshjet është tashmë e menaxhueshme.

Niveli i ujit ka rënë paksa, pasi që nuk ka pasur reshje për disa orë.

Nga orët e hershme të mëngjesit jemi në teren për të përcjellur nga afër situatën e vërshimeve, po intervenojmë në lokalitetet ku situata është më e rënduar dhe mund të përkeqësohet”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

I falënderoj ekipet emergjente të Stacionit Policor, Brigadën e Zjarrfikësve dhe të gjithë akterët tjerë që po kontribuojnë në tejkalimin e kësaj situate”, shtoi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat