Bajrami: Qeveria s’duhet të presë vlerësime për kompensim të dëmeve, të nxitojë për ndihmë

Aktuale

Bajrami: Qeveria s’duhet të presë vlerësime për kompensim të dëmeve, të nxitojë për ndihmë

Më: 20 janar 2023 Në ora: 19:52
Ilustrim

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas vërshimeve në disa komunat e Kosovës, ku tha se gjendja e jashtëzakonshme kërkon reagim të jashtëzakonshëm.

Bajrami ka thënë se Qeveria nuk duhet të presë vlerësime për kompensim të dëmeve, duhet t’i ndihmojë sa më parë të dëmtuarit me mjete.

“Gjendja e jashtëzakonshme kërkon reagim të jashtëzakonshëm. Nga këto foto shihet qartë se qindra familjeve shtëpitë u janë bërë të pabanueshme. Shqetësimi kryesor sot për secilin e para se gjithash për Qeverinë duhet të jetë: ku flenë sonte këta njerëz? Qeveria nuk duhet të presë për vlerësime, llogaritje e formula, për kompensim të dëmeve. Nxitoni, numëroni familjet që kanë ngelë pa banim dhe ndani buxhetin e nevojshëm, e ndihmoni të dëmtuarit me mjete konkrete”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook.

Sipas saj, Qeveria ka buxhet e të veprojë me njëherë.

“Qeveria ka mjete, ka buxhet, të veprojë menjëherë, ta di se askush nuk i akuzon që me taksa të qytetarëve me i ndihmu qytetarët”, tha Bajrami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat