Molliqaj kritikon Kurtin pse nuk e vizitoi Skenderajn

Aktuale

Molliqaj kritikon Kurtin pse nuk e vizitoi Skenderajn

Më: 20 janar 2023 Në ora: 21:56
Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla për injorimin, siç thotë ai,që po ia bëjnë Skenderajt, pas vërshimeve atje.

Molliqaj përmes një shkrimi në “Facebook” kritikoi Kurtin që zgjodhi Istogun për ta vizituar, e që sipas Molliqajt do të duhej ta vizitonte Skenderajn pasi thotë se kjo komunë është goditur më shumë nga vërshimet.

Ndërsa, shkruan se ministri Sveçla kërkon procedura për t’i dalë në ndihmë Skenderajt,

Sipas Molliqajt, e gjithë kjo situatë ndodhë pasi që kryeministri Kurti nuk shkon për vizitë atje ku nuk e duartrokasin.

“Si është e mundur, si, që edhe në fatkeqësi natyrore të bëhen dallime të tilla? Kryeministri zgjodhi Istogun për vizitë, larg vërshimeve të mëdha, ndërsa Sveçla luan burokratin e kërkon procedura. Dallimet klasore me ato politike kurrë më shumë nuk kanë qenë të dukshme e të territorializuara sesa sot. Kështu duket segregimi kulturor dhe ndarja klasore. Drenica në baltë ishte lënë nga regjimin jugosllav. Ky diferencim, në një kuptim po mbetet ende gjallë. Skenderaj edhe sot në baltë.  Kurti nuk e tejkalon dot vetën. Nuk shkon për vizitë atje ku nuk i duartrokasin. Egoja mbi të gjithë/a”, shkroi Molliqaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat