Situata me vërshime në disa qytete të Kosovës ka prekur shumë shqiptarë anë e mbanë botës.
Disa me iniciativa personale, u kanë dalur në ndihmë qytetarëve që kanë mbetur të bllokuar nga uji.
Një nismë të tillë ka ndërmarrë edhe aktori Fatmir Spahiu, i cili ka njoftuar se së bashku me kolegë të tij do të organizojnë një aksion humanitar për mbledhjen e fondeve për zonat e prekura nga vërshimet.
Postimi i plotë:
Une dhe plot kolege tjere jemi te gatshem per nje organizim humanitar per mbledhje te fondeve per zonat e prekura nga vershimet!
Qofte me telefonata apo ndonje organzim tjeter kreativ.
E mira e keti muhabeti eshte se nuk kemi jeta te humbura. Tjerat kena me i ba bashke si gjithmone!
Rrnofte Kosova