Sadri Ramabaja, opinionist, ka shkruar një opinon, të titulluar “Tregojani Vuçiqit kufijtë”, Ramabaja shkruan edhe për shkëmbimin e territoreve, duke e përmendur edhe ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili që nga nëntori i vitit 2022 gjendet i paraburgosur në Hagë.
Ramabaja shkruan se dialogu që nisi në vitin 2011, rrëshqiti në bisedime për shkëmbim territoresh, e të cilin sipas tij e mbështeti Thaçi.
“Këto bisedime do të fillonin në vitin 2011 konform rezolutës në fjalë, por me kalimin e kohës, me lejen edhe të ish-Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, dialogu do të rrëshqasë përtej orjentimeve që jep rezoluta, duke kaluar në bisedime për shkëmbim gjoja territoresh, që de fakto legjitimonte aneksimin e veriut të Republikës – Serbisë.
Mbështetësi kryesor i kësaj ideje – ish kryeministri dhe presidenti i Republikës Hashim Thaçi, tashmë ndodhet në burgun e Hagës, ndërkaq Vuçiqi në pamundësi të gjejë partner kosovar që do ta rikthente projektin në tavolinën e bisedimeve, sidomos tashti pas angazhimit të diplomacisë perendimore dhe uniifikimit të saj lidhur me projektin franko-gjerman, provokoi rishpërthimin e luftës në dhjetorin e 2022-ës”, shkroi ai.