Analisti polak: E tmerrshme, Escobar rrezikon që ta anashkalojë qeverinë e zgjedhur të Kosovës

Aktuale

Analisti polak: E tmerrshme, Escobar rrezikon që ta anashkalojë qeverinë e zgjedhur të Kosovës

Më: 21 janar 2023 Në ora: 10:23
Gabriel Escobar, Miroslav Lajçak dhe Albin Kurti

Analisti Jakub Bielamowicz, ka thënë se i dërguari i Departamentit të Shtetit Gabriel Escobar, rrezikon që ta anashkalojë qeverinë e zgjedhur në mënyrë demokratike të Kosovës, nëse kryeministri Albin Kurti refuzon që ta krijojë “Asociacionin e Komunave Serbe”, të ngjashëm me Republikën Serbe. 

"E tmerrshme të shihet se sa shumë po i shtyjnë ShBA-ja dhe BE-ja Kosovën dhe rajonin drejt një jostabiliteti afatgjatë”, ka shkruar ai.

Në komentin e tij, analisti polak e bashkëngjiti një lajm ku njoftohet se emisari amerikan, Gabriel Escobar, ka thënë se bashkësia ndërkombëtare kërkon që Kosova ta themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Komentet ai i bëri në një postim në Twitter.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat