Dhjetëra miliona euro llogaritet të jetë vlera e dëmeve në Komunën e Skenderajt.
Kështu ka bërë të ditur, kryetari i kësaj komune, Fadil Nura.
Ai tha se qindra familje kanë pësuar fatkeqësi nga vërshimet dhe qindra biznese e sipërfaqe të mëdha të tokës bujqësore.
“Nga takimi i mëngjesit të sotëm me drejtorët komunal, pas një pune kolosale gjatë ditës së djeshme deri në mesnatë, nga të gjitha ekipet e Shtabit Emergjent, rreth raportimit të vlerësimit fillestar të dëmeve nga vërshimet në zonat e prekura, me qindra familje që kanë pësuar nga kjo fatkeqësi, me qindra biznese e sipërfaqe të mëdha të tokës bujqësore, ku përllogaritjet flasin për dëme në vlerën e dhjetëra miliona eurove”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.