Ish-kryediplomati i Kosovës, Petrit Selimi, ka publikuar një letër të ish-Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Federica Mogherini, drejtuar më 2015 kryeministrit të atëhershëm Isa Mustafa ku siguronte se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.
“Dua të konfirmoj se është mirëkuptim i BEsë që Asociacioni/Komuniteti – në përputhje me Marrëveshjen e Parë dhe Ligjin e Kosovës – nuk do të përbëjë një nivel të tretë të qeverisjes dhe nuk do të ketë fuqi ekzekutive”, thuhej ndër të tjera në këtë letër.
Selimi në postimin e tij tha se Asociacioni asnjëherë nuk ka pasë të ketë kompetenca ekzekutive dhe se kjo u tha edhe nga dy emisarët, Lajçak dhe Escobar, së fundi.
🧵 Assoction of Serbian municipalities was never supposed to have executive powers & it must be according to Kosovo constitution. @CounselorDOS Chollet said this yesterday, DAS Escobar said it many times. @MiroslavLajcak also said so. EU formally told in writing to 🇽🇰 so in 2015! pic.twitter.com/A5IOoLs5lu
— Petrit Selimi (@Petrit) January 21, 2023
“Asociacioni i komunave serbe asnjëherë s’është supozuar të ketë kompetenca ekzekutive dhe duhet të jetë sipas Kushtetutës së Kosovës.
Këshilltari Special Chollet e tha këtë dje, emisari Escobar e tha shumë herë. Miroslav Lajcak kështu tha gjithashtu. BE-ja i tha zyrtarisht me shkrim Kosovës kështu që më 2015!”.