Presidenti i Shqipërisë: Rugova ishte simbol i politikanit paqësor

Aktuale

Presidenti i Shqipërisë: Rugova ishte simbol i politikanit paqësor

Më: 21 janar 2023 Në ora: 14:17
Ibrahim Rugova

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka përkujtuar ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova në 17 vjetorin e vdekjes së tij.

Begaj për Rugovën ka thënë se ishte simbol i politikanit paqësor.

“Nderim përjetë Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, simboli i politikanit paqësor që shtroi udhën e Pavarësisë së saj! Mirënjohje!”, ka shkruar Begaj në një postim në Facebook.

Ish-presidenti Ibahim Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat