Aktivisti i VV-së, Elvis Hoxha, thotë se Kosova për herë të parë po bën rezistencë shtetërore.
Në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se më herët Kosova ka pasur rezistencë popullore, jo shtetërore.
Sipas tij, përvoja e mëparshme ka qenë tradhtia shtetërore e interesave kombëtare
“Më në fund Kosova ose shqiptarët po bëjnë rezistencë shtetërore. Nuk e kemi pasur këtë fat në histori. Kemi bërë rezistencë me popull e komb, por jo me shtet. Ky është një hap i madh historik. Përvoja e mëparshme ka qenë tradhtia shtetërore e interesave kombëtare”, ka shkruar Hoxha.