Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka përkujtuar Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, në 17 vjetorin e vdekjes së tij.
Veliu që ishte edhe njëri ndër bashkëpunëtorët e Rugovës, e ka kujtuar atë si burrështetas i pakontestuar, e at themeltar të shtetit të Kosovës.
Tutje Veliu ka përkujtuar thënjen e famshme të Rugovës: “Shtëpia nuk mbahet pa miq”
Postimi i Veliut:
Në 17 vjetorin e shkuarjes në amshim, kujtojmë themeluesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe atin themeltar të shtetit të Kosovës, Presidentin historik Ibrahim Rugova.
Është prijësi dhe burrështetasi i pakontestuar që gati për dy dekada personifikoi Kosovën në botën demokratike.
Interesin e popullit dhe shtetit gjithmonë i kishte në plan të parë, prandaj i la vendit trashëgimi aleancat me miqtë ndërkombëtarë.
Shtëpia nuk mbahet pa miq, thoshte Rugova.
I përjetshëm kujtimi për Ty President Rugova!