Hoti: Rugova na udhëhoqi në momentet më kritike të ekzistencës tonë si popull

Aktuale

Hoti: Rugova na udhëhoqi në momentet më kritike të ekzistencës tonë si popull

Më: 21 janar 2023 Në ora: 16:02
Avdullah Hoti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kujtuar ish-presidentin historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 17 vjetorin e vdekjes së tij.

Përmes një shkrimi në Facebook, Hoti ka thënë se Rugova ishte ati themeltar i shtetit të Kosovës i cili e udhëhoqi popullin e Kosovës në momentet më kritike të ekzistencës.

Postimi i plotë i tij:

Sot kujtojmë atin themeltar të shtetit të Kosovës — Presidentin Rugova, liderin shpirtëror e politik që na udhëhoqi në momentet më kritike të ekzistencës tonë si popull, që ndërtoi miqësitë me demokracitë perëndinore, që krijoi kohezionin e pashembullt rreth idealit të shprehur si LIRI, PAVARËSI, DEMOKRACI.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat