Në 17-vjetorin e vdekjes, Rugova kujtohet edhe nga Forumi Crans Montana

Aktuale

Në 17-vjetorin e vdekjes, Rugova kujtohet edhe nga Forumi Crans Montana

Më: 21 janar 2023 Në ora: 18:53
Ibrahim Rugova dhe Jean-Pual Carteron

Sot janë bërë 17 vjet prej vdekjes së presidentit të parë të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova.

Në lidhje me 17-vjetorin e vdekjes së Rugovës ka reaguar edhe Forumi Crans Montana, i cili është i vetmi vend institucional ku vendimmarrësit nga qeveritë e biznesi takohen në një atmosferë private nga viti 1986.

“17 vjet më parë ndërroi jetë presidenti i parë i #Kosovës dhe lideri i Lëvizjes për Liri dhe Pavarësi Dr.Ibrahim Rugova… ne ishim miq besnikë që nga prilli 1992”, thuhet në llogarinë e këtij forumi, ku është shoqëruar fotografia e Rugovës me kryetarin e këtij forumi.

Në këtë forum, pjesëmarrës ishte edhe ish-presidenti Rugova, ku kryetari i këtij forumi, Jean-Pual Carteron, ishte dekoruar me Urdhrin për paqe, demokraci dhe humanizëm “Dr. Ibrahim Rugova” për kontribut të veçantë në ndërtimin e paqes, zhvillim e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat