Një gjurmë në vendlindje, ky është kujtimi që Ibrahim Rugova la në Cerrcë të Istogut

Aktuale

Një gjurmë në vendlindje, ky është kujtimi që Ibrahim Rugova la në Cerrcë të Istogut

Më: 21 janar 2023 Në ora: 21:07
Ibrahim Rugova, Rrustem Rugova

Në fshatin Cerrcë të Komunës së Istogut lindi dhe u rrit Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova. Për fëmijërinë e tij dhe detaje të tjera, ka folur djali i axhës së ish-presidentit Ibrahim Rugova, Rrustem Rugova.

Ai me nostalgji tregon për kohën se si kishin jetuar së bashku, me të cilin ishte i pandashëm deri në studime. Ndër të tjera, ai rrëfen se Rugova ishte nxënës i dalluar dhe lexonte shumë.

Rrustem Rugova në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN”, thotë se nuk sheh udhëheqës më të suksesshëm pos Rugovës.

“Unë nuk shoh, pos Rugovës udhëheqës më të suksesshëm. Sa fymjen publike ja kanë bërë, ai kurrë nuk ka reagu”, ka thënë ai.

Rrustemi tregon drurin që e kishte mbjellë Rugova qysh në moshën 15-vjeçare.

“Kjo është pishë po ne Rugovasit i thojmë edhe molikë. Kjo është mbjellë në vitin 1962 kur ka qenë diku në klasën e shtatë a tetë. Në atë kohë arsimtarët tanë i paten pru do pisha me i mbjellë në parkun e shkollës në Istog, edhe ne nxënëseve na i dhurun arsimtarët nga një pishë. Kanë qenë dy pisha këtu, njëra e imja, e njëra e Rugovës. Ka mbetë si simbol që e ka mbjellë Rugova”, tha ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat