Një 15-vjeçare ka humbur jetën, pasi ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese në Ferizaj.
Në gjendje të rëndë vazhdon të jetë motra e saj. Mediat tashmë kanë publikuar edhe pamje nga vendi i ngjarjes.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka bërë me dije se vajza që ka humbur jetën është 15-vjeçare, ndërsa 18-vjeçarja ka mbetur e lënduar.
“Me datën 21.01.2023 rreth orës 21:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën “Sandër Prosi” në Ferizaj, dy vajza të moshës 18 dhe 15 vjet kanë rënë nga kati i 4-të , i një objekti banesor. Të njëjtat për ndihmë mjekësore janë dërguar në Qendrën Emeregjente në Ferizaj e më pas për tretman të mëtutjeshëm mjekësor (nē gjendje tē rëndë shëndetësore) janë dërguar për në QKUK-Prishtinë. Njëra nga të lënduarat Z.M (F/K) e moshës rreth 15 vjeçe për pasojë ka ndërruar jetē, kjo e konfirmuar nga mjekët , ndërsa e lënduar ka mbetur A.M (F/K) e moshës rreth 18 vjecare. Policia Rajonale e Ferizajt ,hetuesit dhe krimteknikët rajonal janë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt po e hetojnë rastin”, ka thënë Veseli.
PAMJET:
![Image](/media/botasot.info/images/2023/January/22/auto_541674368195.jpg)
![Image](/media/botasot.info/images/2023/January/22/auto_551674368200.jpg)