Trajkoviq flet për Kishën Ortodokse serbe: Bashkë me atë ruse po destabilizojnë me sukses rajonin

Aktuale

Trajkoviq flet për Kishën Ortodokse serbe: Bashkë me atë ruse po destabilizojnë me sukses rajonin

Më: 22 janar 2023 Në ora: 12:38
Rada Trajkoviq

Kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq në një deklaratë për mediumin serb, ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe është “leva kryesore e fuqisë shkatërruese” e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Trajkoviq ka thënë se Vuçiq nuk do të vendos kurrë sanksione ndaj Rusisë dhe se ai e ka kthyer Serbinë nga Rusia në vend se ta kthejë nga Perëndimi.

Fatkeqësisht, leva kryesore e fuqisë shkatërruese të Vuçiqit është Kisha Ortodokse Serbe, e cila së bashku me Kishën Ruse po destabilizojnë me sukses rajonin.” – ka thënë ajo.

Ajo akuzoi Patriarkun e Porfirje për përmbushjen e urdhrave politike të Aleksandër Vuçiqit.

Rada Trajoviq ka thënë se barrikadat në veri të Kosovës së fundmi janë ngritur nga “grupi mafioz i Milan Radojiçiqit”.

Sipas saj, nëse Beogradi nuk jep një deklaratë përfundimtare për Rusinë, Kosova do të marrë gjithnjë e më shumë mbështetje nga NATO, do të forcohet dhe do të investojë në potencialin ushtarak të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat