Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) edhe sot është në zonat ku ndodhën përmbytjet, për t'u dal në ndihmë qytetarëve të prekur të cilët janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Një donacion i grumbulluar me pajisje higjienike e ushqimore është duke u shpërndarë sot në komunat më të prekura, Mitrovicë e Skenderaj nga ekipet e FSK-së.
Ato pritet të lehtësojnë sa do pak jetën e vështirësuar të shkaktuar nga përmbytjet.
FSK thotë se do të jetë në gatishmëri për të ndihmuar qytetarët me kapacitetet e saj njerëzore e teknike.