Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka vizituar familje e biznese në Skënderaj që janë dëmtuar nga vërshimet e fundit. Dhe, fotografitë që ka ndarë ai me ndjekësit në Facebook, janë më shumë se prekëse.
Hoti ka deklaruar se “Duhet ndihmë urgjente për këto familje për të ripartuar dëmet në shtëpitë e tyre” derisa ka treguar edhe konkretisht se si duhet të jetë ajo ndihmë.
“Pres që niveli qendror të ndajë sa më parë një fond emergjent, ku secilës familje i ndihmohet me një shumë fikse për blerjen e pajisjeve elementare shtëpiake dhe për meremetimet e nevojshme, në mënyrë që të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre.”
“Ndihma duhet urgjent,” – ka apeluar ish-kryeministri.
Statusi i plotë:
Sot, me bashkëpunëtorë vizituam disa familje dhe biznese në Skënderaj që u dëmtuan nga vërshimet e fundit. Për fat të mirë nuk kishte dëme në njerëz, por ka qindra shtëpi që janë të pa banueshme.
Duhet ndihmë urgjente për këto familje për të riparuar dëmet në shtëpitë e tyre.
Pres që niveli qendror të ndajë sa më parë një fond emergjent, ku secilës familje i ndihmohet me një shumë fikse për blerjen e pajisjeve elementare shtëpiake dhe për meremetinet e nevojshme, në mënyrë që të kthehen sa më parë në shtëpitë e tyre. Në ndërkohë mund të bëhet vlerësimi i dëmëve, si në shtëpi ashtu edhe në biznese.
Ndihma duhet urgjent.