Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, ka njoftuar sot se në mëngjes ka vdekur një ish- ushtar i UÇK-së, Bali.
Përmes një shkrimi në Facebook, Nura e ka quajtur lajm pikëllues humbjen e një njeriu të devotshëm dhe të një luftëtari sypatrembur.
Sipas tij, ai ka qenë i dashur dhe bashëpunues.
“Mëngjesi i sotëm zbardhi me lajmin pikëllues për vdekjen e një njeriu të devotshëm, të një luftëtari sypatrembur të lirisë së Kosovës, të dashur për të gjithë ne që e njohëm dhe bashkëpunuam, për të na mbetur të pavdekshme kujtimet nga jeta e tij! Lamtumirë, Bal!”, ka shkruar Nura më Facebook.