Presidentja Vjosa Osmani dhe Ministrja e Punëve të Jashtme Donika Gërvalla, do të priten sot në Selinë e Shenjtë në Vatikan nga Papa Franqesku.
Profesori Enver Bytyçi ka thënë se vizita e presindetes Vjosa Osmani dhe ministres Donika Gërvalla në Vatikan është një ogur i mirë për shtetësinë Kosovës.
Postimi në Facebook:
Vjosa Osmani, se bashku me ministren Gervalla sot jane ne Vatikan. Ato do te takojne Papa Franceskun dhe personalitete te tjera te Selise se Shenjte.
Eshte ky nje ogur i mire per shtetesine e Kosoves. Eshte nje arritje e jashtezakonshme, qe presidentja e Kosoves gjendet sot ne Vatikan, qendren e katolicizmit boteror. Une shpresoj shume se kjo vizite do te sherbeje per te nxit Seline e Shenjte qe ta njohe pavaresine dhe shtetesine e Kosoves!