Zëvendësministri i infrastrukturës, Hysen Durmishi ka njoftuar se rruga deri në pikën kufitare në Kullë është e hapur.
“Disa lajme që po qarkullojnë se është mbyllur pika kufitare në Kullë për shkak të borës së madhe, nuk ka të bëjë për rrugën në territorin e Kosovës. Kompanitë e mirëmbajtjes janë vazhdimisht në terren dhe rruga deri në vendkalimin kufitar është e pastruar nga bora dhe e lirë për qarkullim të automjeteve”, ka sqaruar Durmishi.
Raportimi i IndeksOnline është bazuar në dhënat që ka ofruar në kohë reale Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme.