Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pasi një qytetar me disa persona pas përfundimit të protestës së sotme të organizuar nga fëmijët e dëshmorëve të UÇK-së kundër kryeministrit Albin Kurti, i ka quajtur “hajna” veteranët e UÇK-së.
Çitaku ka thënë se ‘’kontekstin dhe diskursin publik në të cilin me një lehtësi të padurueshme i thuhet tjetrit “hajn” e “tradhtar” e ka ndërtuar LVV’’.
Tutje ajo e ka quajtur të dhimbshme pamjen e sotme të këtij burri që u është drejtuar veteranëve të UÇK-së ‘’hajna’’.
Postimi i plotë i saj:
Kontekstin dhe diskursin publik në të cilin me një lehtësi të padurueshme i thuhet tjetrit “hajn” e “tradhtar” e ka ndërtuar LVV.
E dhimbshme deri në palcë pamja e sotme e një burri në moshë të rritur (i cili tregonte për veten e tij se vërtetë është “hajn”) u drejtohej veteranëve të UÇK-së si “hajna”, gjersa e hyjnizonte Albin Kurtin.
Edhe turpi ka emër.