Vuçiq ‘kërcënoi’ me dorëheqje, Bytyçi zbulon mashtrimin e tij: Ja çfarë po përgatit ai!

Aktuale

Vuçiq ‘kërcënoi’ me dorëheqje, Bytyçi zbulon mashtrimin e tij: Ja çfarë po përgatit ai!

Nga: A.M Më: 23 janar 2023 Në ora: 19:25
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka ‘kërcënuar’ sërish me dorëheqje, ku ka thënë se është në prag të marrjes së një vendimi të tillë.

Këtë, Vuçiq e thotë në mënyrë kërcënuese për Perëndimin, se në rast se ai dorëhiqet “do të keni punë me shërbëtorët besnikë të Vladimir Putin në Serbi!”.

E këtë deklaratë të presidentit serb e ka komentuar profesori Enver Bytyçi.

Ai përmes një postimi në Facebook e quajti Vuçiqin “mashtrues të pashembullt”.

“Sepse thjesht bën deklarata dorëheqjeje, por asnjëherë nuk dorëhiqet! Sepse dorëheqjen e përdor si kërcënim për Perëndimin, duke u thënë atyre:

“Po të doni unë dorëhiqem, por më pas do të keni punë me shërbëtorët besnikë të Vladimir Putin në Serbi””,shkroi ndër të tjera profesori, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Vuçiq sot ka thënë se është në prag të dorëheqjes! Nuk e di sa herë në këto dy vitet e fundit ai ka kërcënuar me dorëheqje! Por një gjë është e sigurt: - Ai është një mashtrues i pashembullt. Ia kalon edhe këtyre dy të Rilindjes që kemi ne këtu në Tiranë!

Sepse thjesht bën deklarata dorëheqjeje, por asnjëherë nuk dorëhiqet! Sepse dorëheqjen e përdor si kërcënim për Perëndimin, duke u thënë atyre:

“Po të doni unë dorëhiqem, por më pas do të keni punë me shërbëtorët besnikë të Vladimir Putin në Serbi!”

E gjitha kjo që ndërkombëtarët ta tolerojnë për qëndrimet, objektivat dhe projektet e tij për Kosovën dhe madje edhe për kërcënimet që ia bën asaj për përdorimin e dhunës policore e ushtarake, për ringritjen e barrikadave, si dhe nxitjen e serbëve të Kosovës për konflikt me institucionet shtetërore të Republikës!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat