Sulmi në Leposaviq, policia jep detaje të reja – identifikon të dyshuarit dhe ua publikon të kaluarën kriminale

Aktuale

Sulmi në Leposaviq, policia jep detaje të reja – identifikon të dyshuarit dhe ua publikon të kaluarën kriminale

Nga: A.M Më: 23 janar 2023 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë informacione shtesë për rastin që ndodhi sot në Bistricë të Leposaviqit.

Sipas njoftimit të policisë, personat e e dyshuar të përfshirë në këtë rast rezultojnë të jenë persona me të kaluar kriminale dhe të përfshirë në dhjetëra veprave penale dhe kundërvajtje, përcjell “Bota sot”.

Njoftimi i plotë

INFORMACION SHTESË

Prishtinë, 23 janar 2023

Referuar pyetjeve dhe interesimit nga media të ndryshme lidhur me rastin e ndodhur sot në Bistricë të Leposaviqit, ku janë rrezikuar zyrtarët policor gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore, ju informojmë se;

Policia e Kosovës sipas detyrës zyrtare ka ndërmarr veprimet e nevojshme operative hetimore dhe ka identifikuar dy persona të dyshuar, verifikimet e të cilëve kanë rezultuar me përfshirjen e tyre në veprimtari kriminale.

Personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast sipas të dhënave rezultojnë të jenë persona me të kaluar kriminale dhe të përfshirë në dhjetëra veprave penale dhe kundërvajtje si:

1. I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (D.S. 1991), dyshohet të jetë i përfshirë në mbi 80 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, detyrim, armëmbajtje pa leje, sulm, pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kanosje, vjedhje e rëndë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, grabitje etj., etj. I njëjti ka kryer edhe mbi (20) kundërvajtje.

Po ashtu,

2. I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (M.D. 1985), dyshohet të jetë i përfshirë në 17 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, shtrëngim, armëmbajtje pa leje, vjedhje e rëndë, lëndim i rëndë trupor, kalim i paautorizuar i kufirit, manipulim me prova etj, etj. I njëjti ka kryer edhe (3) kundërvajtje.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve pa dallim, si dhe parandalimit të veprimtarive të ndryshme kriminale.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat