Lajçak e informon ish-Këshilltarin e Ahtisarit për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi

Aktuale

Lajçak e informon ish-Këshilltarin e Ahtisarit për zhvillimet e fundit në dialogun Kosovë-Serbi

Më: 24 janar 2023 Në ora: 00:22
Miroslav Lajçak dhe Kai Sauer

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak ka njoftuar se sot në Bruksel e ka takuar nënsekretarin për politika të Jashtme dhe të Sigurisë të Finlandës, Kai Sauer, i cili ka qenë edhe këshilltar i lartë i Marti Ahtisaarit.

Ai ka thënë se Sauer e ka informuar lidhur me dialogun e Kosovës me Serbinë.

“E informova atë lidhur me mbarëvajtjen e dialogut Beograd-Prishtinë dhe zhvillimet e fundit. Mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të fuqishme të Finlandës në dialogun e lehtësuar nga BE”, ka njoftuar Lajçak.

Mes viteve 2005-2007, kur Ahtisaari si përfaqësues special i Kombeve të Bashkuara angazhohej për gjetjen e statusit për Kosovën, Sauer ishte këshilltar i lartë i diplomatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat