Lajçak takohet me ministrin e Jashtëm italian, bisedojnë për dialogun

Aktuale

Lajçak takohet me ministrin e Jashtëm italian, bisedojnë për dialogun

Më: 24 janar 2023 Në ora: 09:06
Foto nga takimi

Ministri i Jashtëm i Italisë, Jose Manuel Albares, është takuar me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbisë, Miroslav Lajçak.

Lajçak me anë të një cicërime në Twitter ka deklaruar se ata kanë biseduar për procesin e dialogut.

“Ne kemi nevojë për progres të shpejtë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë moment kritik”.

“Mirënjohës për mbështetjen e fortë të Italisë për procesin e ndërmjetësuar nga BE”, ka shkruar Lajçak.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat