Aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjonovci, e ka përkrahur vendimin e Ministrisë së Financave dhe Transfereve për rritjen e tatimit në pronë.
Derisa një vendim i tillë po kundërshtohet nga qytetarët, Gjonovci ka përshëndetur këtë vendim.
Në profilin e tij në “Faceboook”, ai ka shkruar se vendimet e tilla janë goditje për mafinë e ndërtimit.
“Ministria e Financave bravo për tatimet ndaj pronarëve! Hapi tjetër, pronat që nuk kanë dëshmi që po shfrytëzohen me ua bo tatimin 300% ma shtrejtë. Fundi i mafias së ndërtimeve”, ka shkruar Gjinovci.
Në kohën e krizës ekonomike nëpër të cilën po kalon vendi është kundërshtuar rritja e këtij tatimit.