Avokati Koci për vrasjen në Kaçanik: Ishte e organizuar në formë mafioze

Aktuale

Avokati Koci për vrasjen në Kaçanik: Ishte e organizuar në formë mafioze

Më: 24 janar 2023 Në ora: 12:45
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka reaguar lidhur me vrasjen që ndodhi të hënën mbrëma në Kaçanik.

Duke e përshkruar se si ka ndodhur rasti, Koci ka thënë se kjo është vrasje tipike e llojit të mafiozëve.

“Mbrëmë vonë në magjistralen Ferizaj Kaçanik, persona të panjohur kanë shti breshëri plumbash mbi shoferin, i cili ka mbetur i vdekur në vend. Pak më tutje, pas një kohe, në afërsi të fshatit Soponicë të Kaçanikut, është gjetur një veturë e përfshirë në flake”.

“Modus operandi tipik i vrasjeve të organizuara mafioze. Vrajë dhe digje veturën me i humbë gjurmët”, ka shkruar ai në Facebook.

48-vjeçari me inicialet N.C., u gjet i vdekur të hënën në magjistralen Ferizaj-Kaçanik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat